Haziri- Vetëvendosjes: Nuk munesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike- edhe me bomba edhe pa bomba

Haziri- Vetëvendosjes: Nuk munesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike- edhe me bomba edhe pa bomba

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri duke akuzuar Mimoza Kusari-Lilën se po shtyen në fudnksion shantazhin politik, kërkojë nga partia e parë që të ndërtojë nnjë marrëveshje politike, shkruan Periskopi.

Haziri ka thënë se nuk ka mundësi të jesh edhe ministër edhe deputet, “edhe me bomba edhe pa bomba”.

“Cinizmi, ironia e ka rëndu dhe e ka bë më neverike ardhjen tonë cdo 48 orë. T’i rikthehemi normalitetit. Ata që e shtojnë në opsion shpërndarjen e kuvendit, ata që që e shtijnë në opsion dënimin e deputetëve mund të them lirisht që e shtyjnë në funksion shantazhin politik. Marrëveshja politike bëhet me mirëbesim, vendoset një rrugë e cila fryma kushtetuese e kërkon në Kosovë nuk ka fitues të mëdhenjë, por fitues të parë fitues ma më të drejtë që të ulet të punoj me njerëz me partitë politike, gjen rrugë, por këto nuk po I shohim ende. Shpërndarja e kuvendit vjen kur dështon kuvendi me zgjedhjen e qeverisë e jo kur deshton me konstitu vetveten sepse kjo është problem i paritsë së parë, nuk është problem i individit as i deputetit, por është cështje që i kërkohet liderit të partisë së parë me gjetë mënyrë për më ndërtu një marrëveshje politike. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, edhe deputet edhe ministër. Edhe me bomba edhe pa bomba nuk funkionon kjo situatë kështu”, tha Haziri mes tjerash.

Shpërndaje në: