“Ki me kthy Serbinë në Kosovë”, Berisha rikthen deklaratën e Kadri Veselit pas rritjes së importit të produkteve serbe
Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik, ka reaguar pas statistikave të publikuara nga AKB, ku importi nga Serbia është rritur mbi 118 për qind.
Berisha thotë se “ndryshe nuk i bëhet argati Serbisë”, duke aluduar për Qeverinë Kurti.
“Rahmet për së gjalli me i thën Kadri Veselit, kur i thonte “ki me kthy Serbinë në Kosovë”, shkroi Berisha.
Postimi i plotë:
Ndyshe nuk i bëhet argati Serbisë!
Rahmet për së gjalli me i thën Kadri Veselit, kur i thonte “ki me kthy Serbinë në Kosovë.
Sipas AKB, falë Qeverisë Kurti produktet serbe mbushin raftet në Kosovë: Importi nga Serbia rritet mbi 118%!
Importet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante – nga 50.64 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 në 110.53 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo rritje prej mbi 118% nuk është thjesht një statistikë ekonomike, por një sinjal i qartë i rikthimit agresiv të produkteve serbe në tregun tonë dhe i rrënimit të prodhuesve vendorë.
Dikur ianioulonte analfabetët e sektit të tij, duke rrotullu kamionët që bartnin “plazma keksa” të Serbisë për me ardhën në pushtet, për me ja hapën rrugët Serbisë pë okupim ekonomik të vendit tonë.
A u ngit Albin a jo!?
Zafa



