Behrami i reagon Haxhiut: Zakonisht nuk i besoni ekspertizës mjeko-ligjore, por vetëm instinktit dhe ideologjisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i ka reaguar ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut.
Haxhiu ka thënë se IML po bën përpjekje maksimale për të kryer raportin e autopsisë.
Behrami ka thënë se është e habitshme që VV po pret rezultate të autopsisë, pasi “zakonisht nuk i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore, por vetëm instinktit të tyre dhe ideologjisë që i udhëheq”.
“Është vërtet e habitshme që Vetëvendosje po pret rezultatet e autopsisë, kur nga përvojat e kaluara kemi parë se ata zakonisht nuk i besojnë ekspertizës mjeko-ligjore, por vetëm instinktit të tyre dhe ideologjisë që i udhëheq.”
Reagimi i plotë:
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së martë kishte reaguar duke thënë se se dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu dhe se IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik.
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/
Reagon Haxhiu për vdekjen e 27-vjeçarit: IML ka kryer dje autopsinë, pritet raporti përfundimtar



