Andin Lokaj, Ismet Munishit: Ismet, ti sje i keq, qe kush i ka fajet
“Deri më sot kanë ndodhur gjëra të ngjashme në futbollin e Kosovës por gazetaria sportive është fajtore se pse janë heshtur raste të tilla. Ky është lajm shokues për futbollin e Kosovës, por se e ka edhe anën pozitive sepse nuk e besoj se do të ndodhin tani e tutje të tilla raste, përcjell Indeksonline.
Ismet Munishi nuk është i keq, ai është nja nga njerëzit e pakët që i ka luftuar dallaveret në futbollin kosovar, por nganjëherë secili mund të bije në kurth.
Gjëra të tilla ndodhin edhe në Evropë, i ka ndodhur edhe selektorit të Anglisë, Sam Allardyce. Kam fol që 15 vjet për këto sene, nuk kanë dëgju, tash le të flasin organet kompetente” ka thënë Andin Lokaj.



