Krasniqi: Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional
Zyrtarja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi ka reaguar pas rastit të vdekjes së Agon Zejnullahut.
Ajo ka shkruar se drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.
Postimi i plotë:
Rasti i Agon Zejnullahut paraqet një situatë serioze që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Përdorimi i forcës nga organet e rendit duhet të jetë i justifikuar, proporcional dhe në përputhje me standardet ligjore dhe etike. Në këtë rast, shqetësimet publike janë legjitime dhe kërkojnë hetim të plotë dhe transparent.Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të veprojë sipas ligjit dhe të drejtave të njeriut. Çdo devijim nga këto parime minon besimin publik dhe kërkon përgjegjësi.
Të gjitha organet duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e drejtësisë.Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.
PDK kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçlës pas rastit të 27 vjeçarit në Lipjan



