Gjykata refuzon propozimin e PDK-së për pezullimin e vendimit të ZRRE’së për daljen në treg të lirë për bizneset
Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë propozimin e PDK dhe OEK ndaj ZRRE për daljen në treg të lirë për bizneset, raporton Periskopi.
Periskopi ka siguruar aktvendimin e Gjykatës, ku ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e tyre.
“Refuzohet si i pabazuar propozimi i paditësit PDK, me të cilën ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të Vendimit V_2724-2025, me nr.prot.461/25 i datës 13.06.2025 dhe Njoftimit PPublik mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë i datës 12.03.2025, të lëshuar nga ZRRE, deri në vendosjen e çështjes sipas padisë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.







Të pabazuar, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrur aktvendim rreth propozimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, me të cilën kanë kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së sigurisë për pezullimin e Njoftimit Publik mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë të lëshuar nga ZRRE (Shih dok. më poshtë).







PDK e kishte dërguar në gjykatë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë dy javë më parë, duke e cilësuar të padrejtë dhe të paligjshëm. PDK kishte kërkuar edhe pezullimin urgjent të zbatimit nën arsyetimin se efektet e tij rrezikojnë seriozisht stabilitetin ekonomik të Kosovës.
Vlen të theksohet gjithashtu se, edhe Bizneset kishin protestuar kundër liberalizimit të tregut të energjisë, duke bllokuar hyrjet e rrugëve për në Prishtinë. /Periskopi/



