Ja çfarë thoshte një vit më parë Munishi për gazetarët

Ja çfarë thoshte një vit më parë Munishi për gazetarët

Në një video-incizim të KTV-së, Munishi ka polemizuar me gazetarët e sportit , disa duke i quajtur edhe punëtorë të Federatës së futbollit të Kosovës dhe të tjerët jo guximtarë për të pasqyruar padrejtësitë në futbollin e Kosovës.

Munishi duket se ka ditur më shumë se kaq, kur ka akuzuar gazetarët, duke qenë i përfshirë direkt në ndeshjet e manipuluara.

Sot u publikua një video tjetër në të cilën Munishi shihej me gjyqtarin Bajram Gashi, i cili mburrej duke i treguar se ka ndihmuar Dritën në një ndeshje të vitit të kaluar ndaj Prishtinës.

Shpërndaje në: