“Vendosja e këmbës në qafë është keqtrajtim dhe tejkalim i autorizimeve policore”

“Vendosja e këmbës në qafë është keqtrajtim dhe tejkalim i autorizimeve policore”

Pas arrestimit dhe paraburgimit të pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në vdekjen e qytetarit Agon Zejnullahu në Lipjan, avokati Emrush Kastrati ka komentuar veprimet e Policisë së Kosovës.

Kastrati ka thënë se përdorimi i forcës nga policia duhet të ndalet sapo një person të neutralizohet dhe të vihet nën kontroll.

“Në rastet e tilla, propocionaliteti i përdorimit të forcës për të neutralizuar sulmin ose me parandalu personin që është agresiv, sikur ne rastin konkret, shkon dej në shkallën kur policia me mjete të mundshme me duar, e kap edhe e neutralizon sulmin dhe e prangos. Në momentin kur e prangos e ka neutralizuar agresivitetin. Çdo veprim tjetër ndaj personit është tejkalim i autorizimeve”, ka thënë Kastrati në Dukagjin.

Ai e cilësoi vendosjen e këmbës në qafën e viktimës si një akt të pajustifikueshëm.

“Në këtë rast thuhet se viktimës njëri prej policisë ia ka vendosur këmbën në qaf, afër qafës, nëse ajo ka ndodhur e shihet saktë nga video. Atëherë ky moment është keqtrajtim dhe tejkalimin i autorizimeve të tija. Se është neutralizuar forca e viktimës dhe s’ka pas shanca me marrë ndonjë veprim tjetër”, ka shtuar Kastrati.

Shpërndaje në: