Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture

Pamje të bunkerit në Ulpianë që po rinovohet për t’u bërë Qendër Arti dhe Kulture

Bunkeri në lagjen Ulpianë të Prishtinës po merr një pamje të re. I njëjti po rinovohet për t’u kthyer në një Qendër Arti dhe Kulture, që pritet të hapet në shtator të këtij viti.

UNDP Kosova njofton se y projekt është pjesë e iniciativës për Industrinë Kreative, të mbështetur nga Ambasada e Luksemburgut në Prishtinë dhe realizohet në bashkëpunim me UNDP Kosova dhe Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës.

Sipas organizatorëve, hapësira e re synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim artistik, inovacion kulturor dhe përfshirje të komunitetit. Transformimi i bunkerit shihet si pjesë e një plani më të gjerë për të fuqizuar ofertën kulturore dhe zhvillimin lokal në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: