Top-tri sulmet ndaj gjyqtarit Bajram Gashi
Ai në të shumtën e rasteve ishte sulmuar nga futbollistët, për çka më pas kishte ndërprerë ndeshjen.
Sulmi I fundit ishte ai në stadiumin “Adem Jashari”. Ai pas sulmit nga skuadra e Trepçës, ndërpreu takimin në minutën 77, pranë rezultatit 1:0 për Trepçën ’89.
Më 14 shtator të vitit 2013, në ndeshjen Dukagjini – Istogu, Gashi sulmohet pas ndeshjes nga skuadra vendase, derisa për shpëtimin e jetës së tij, u përkujdes policia.
Një sulm tjetër i rëndë ndaj tij, kishte ndodhur në Han të Elezit, para gjashtë vitesh. Në atë ndeshje, luante Sharri – Hajvalia, në kuadër të Ligës së Parë. Gashi ishte sulmuar fizikisht nga lojtarët e Sharrit, nga të cilët kishte marrë lëndime edhe në organin gjenital.
Bajrami gjatë karrierës së tij ka pasur edhe sulme tjera, por këto të tria ishin më madhore.
Gjatë këtij sezoni ai është akuzuar më shumë për kartonët e kuq, ku rrallë herë e mbyll ndeshjen pa ua treguar lojtarëve ngjyrën e kuqe. Së fundi, në ndeshjen Drenica – Llapi, ndau pesë kartonë të kuq.



