Kosovaret e Shqipërisë e “kërcënojnë” kështu Kosovën para ndeshjes

Kosovaret e Shqipërisë e “kërcënojnë” kështu Kosovën para ndeshjes

I tillë është rasti i Qëndresa Krasniqit, që pas aktivizimit me vajzat kuqezi provoi të luante te Kosova ku mori edhe shiritin e kapitenes, por FIFA dhe UEFA nuk e lejuan kalimin, pasi ajo aktivizohej me Shqipërinë pas pranimit Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Qëndresa Krasniqi: “Është normale të kemi emocione, sepse është një ndeshje më e veçantë se ndeshjet e tjera. Por, do të mundohemi që emocionet ti lëmë jashtë fushës dhe do të japim maksimumin që të fitojmë. Unë jam shumë e lumtur që përfaqësoj ngjyrat e Shqipërisë dhe do të jap maksumimin për Kombëtaren.”

Mesditën e së enjtes, më 6 Prill, në “Elbasan Arena” do të jenë në fushë 22 futbolliste shqiptare, por në dy skuadra të ndryshme. Edhe portieria Marigona Zani flet për veçantinë e kësaj ndeshje, duke treguar edhe lidhjen me ngjyrat kuqezi.

Marigona Zani: “Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë, por do të japim maksimumin. Presim një përballje të vështirë. Unë e jam e lumtur që përfaqësoj Kombëtaren Shqiptare sepse më pëlqejnë ngjyrat kuqezi dhe të këndoj himnin shqiptar.”

Objektivi i skuadrës së trajnerit Armir Grima është kualifikimi në raundin tjetër, për të synuar më pas një vend në Botërorin 2019 për femra në Francë.

Qëndresa Krasniqi: “Grupi është i vështirë, por me punën që kemi bërë dhe me angazhim besoj se do të kualifikohemi.”

Marigona Zani: “Kosovën dhe Maltën nuk i njoh si skuadra, ndërsa Greqinë e di që është skuadër shumë e fort. Megjithatë, do të japim më të mirën dhe kemi mundësi që t’i mposhtim.”

Shpërndaje në: