A është ky restoranti më i shpifur në botë?
Ky është restoranti ‘Modern Toilet Restaurant’. Restoranti u hap në vitin 2004 në Taivan. Ndoshta ky është restoranti më i shpifur në botë.
Tavolinat e këtij restoranti, kanë pamjen e një tualeti. Madje edhe ushqimi servohet në enë të çuditshme.



