“S’i bie pishman” – Murati: S’shoh problem në publikimin e emrave të gjyqtarëve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar të enjten se nuk sheh asnjë problem në publikimin e emrave të gjyqtarëve kosovarë, duke shtuar se funksioni publik kërkon llogaridhënie dhe transparencë.
“Unë besoj që çdo vendim që merr ndonjë ministër apo deputet është publik sepse funksioni publik duhet të ketë edhe llogaridhënie. Pra çdokush që merr çfarëdo vendimi duhet ta arsyetojë pse e ka marrë atë vendim në atë formë”.
Duke komentuar përplasjen mes qeverisë në detyrë dhe sistemit gjyqësor pas vendimit të Gjykatës Supreme që anuloi një udhëzimi administrativ, ai vlerësoi se vendimi favorizon “interesat financiare të grupeve biznesore” të cilat, sipas tij, kanë lidhje me partitë politike që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
“Në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me vendim që mbron kushtetutën, por është një vendim që mbron interesat financiare të grupeve biznesore që në të kaluarën kanë qenë të lidhura me qeverinë, ndërsa dhe tash i bie që janë të lidhura me opozitën”.



