Debat në Kuvend, Zogaj: Vendi është në krizë ma të thellë politike dhe ekonomike, Dehari ia ndërpret fjalën

Debat në Kuvend, Zogaj: Vendi është në krizë ma të thellë politike dhe ekonomike, Dehari ia ndërpret fjalën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, nuk arriti të përfundoi fjalinë në seancën e 48-të për konstituimin e Kuvendit.

Zogaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur për gjendjen politike dhe ekonomike, raporton Periskopi.

“Vendi është në krizë ma të thellë politike dhe  ekonomike”, ka thënë Zogaj.

I menihershem ka qenë reagimi i kryesuesit të seancës duke kërkuar nga regjia e Kuvendit që t’I ndërpritet fjala deputetit të LDK-së.

“Regjia ndaleni mikrofonin nuk lejohet debat në seancën konstituive. Ju lutem lirone foltoren mos u bënë pengesë e procedurës së seancës konstituive”, ka thënë Dehari./Periskopi/

Shpërndaje në: