Osmani: Së shpejti hapet paraleleja e mjekësisë në shkollën profesionale të Fushë Kosovës
Kryetari i degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Besnik Osmani ka njoftuar se me përfaqësuesit e komunave të Prishtinës, Obiliqit dhe Lipjanit, miratuan Deklaratën e Parimeve për Arsimin, duke u zotuar për një arsim cilësor.
“Bashkëpunimi do të fokusohet në:
• ndarjen e praktikave të mira,
• zhvillimin profesional të stafit,
• mentorimin ndërkomunal,
• projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe digjitalizim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Osmanit.
Postimi i plot:
Së shpejti edhe me hapjen e paralelës së mjekësisë në shkollën profesionale të komunës sonë.
Së bashku me përfaqësuesit e komunave të Prishtinës, Obiliqit dhe Lipjanit, miratuam Deklaratën e Parimeve për Arsimin, duke u zotuar për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Bashkëpunimi do të fokusohet në:
• ndarjen e praktikave të mira,
• zhvillimin profesional të stafit,
• mentorimin ndërkomunal,
• projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe digjitalizim.



