“Kur mbarojnë argumentet, fyerjet janë instrumenti i vetëm” – Reagon Ramadani pas deklaratës së Osmanit për Hotin

“Kur mbarojnë argumentet, fyerjet janë instrumenti i vetëm” – Reagon Ramadani pas deklaratës së Osmanit për Hotin

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot në një konferencë për media e quajti Avdullah Hotin “person jorelevant”, shkruan Periskopi.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Ramadani ka kritikuar gjuhën e përdorur nga Presidentja, duke theksuar se një qasje e tillë është e papranueshme për një figurë që Kushtetuta e përcakton si simbol të unitetit.

“Kur argumentet mbarojnë, fyerjet janë instrumenti i vetëm. Kjo është e qartë gjithnjë dhe u ri-dëshmua nga Presidentja fjalë për fjalë sot sërish. Por, kjo nuk duhet të vijë kurrë nga dikush që Kushtetuta e obligon për të shërbyer si simbol i unitetit!”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

E quajti Hotin jorelevant, Hyseni-Osmanit: Çfarë arrogance, s’mund të jetë jorelevant një kryeministër mbase më i miri

Shpërndaje në: