A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit? Kurti s’përgjigjet

A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit? Kurti s’përgjigjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e 49-të konstituive.

Gjatë hyrjes, ai u pyet nëse do t’ia japë postin e kryetarit të Kuvendit ndonjë kandidati, por Kurti nuk dha asnjë përgjigje.

Ai nuk reagoi as kur u pyet nëse planifikon ndonjë takim me kryetarin e Nismës, duke kaluar pa koment para mediave.

Shpërndaje në: