Shpërthim nga defekti i një bombole gazi në diskoteken “Gate” në Prishtinë

Shpërthim nga defekti i një bombole gazi në diskoteken “Gate” në Prishtinë

Një shpërthim ka ndodhur në diskotekën “Gate”, në Prishtinë si pasojë e defektit të një bombole gazi, shkruan Periskopi.

Nga diskoteka kanë dalur me reagim, duke konfirmuar se nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar.

Reagimi i plotë:

 

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se shpërthimi i ndodhur ka qenë rezultat i një defekti në një bombol gazi të vendosur përkohësisht, pasi pjesa e jashtme e objektit ndodhej në proces renovimi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Autoritetet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po kryejnë verifikimet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm. Puna vazhdon normalisht. Shihemi sonte! Faleminderit për mirëkuptimin.

Shpërndaje në: