Gjuajtja me armë mes policit dhe një qytetari: Ndalohen katër persona të dyshuar në Ferizaj

Gjuajtja me armë mes policit dhe një qytetari: Ndalohen katër persona të dyshuar në Ferizaj

Prokuroria ka dalur me njoftim për gjuajtjen me armëz zjarri mes një polici dhe qytetari në fshatin Doganaj në ferizaj, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit për rastin janë ndaluar 4 persona të dyshuar.

 

Njoftimi i plotë:

Ndalohen katër persona të dyshuar për rastin e ndodhur në fshatin Doganaj
Ferizaj, 21 Korrik 2025– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, katër (4) persona të dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasja në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Pjesëmarrja në rrahje” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur më 21.07.2025, rreth orës 00:52, në fshatin Doganaj të komunës së Ferizajt, ku është raportuar një rast i gjuajtjes me armë zjarri dhe si pasojë dyshohet se dy persona janë lënduar me armë zjarri.
Dy personat e lënduar pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja dhe një (1) predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast.
Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Shpërndaje në: