Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, dy persona të lënduar
Një aksident trafiku është shënuar sot në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar, ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Dy vetura të përfshira, dy persona të lënduar – një këmbësor dhe një shofer”, tha Zahiti.



