Chelsea ka marrëveshje me Xavi Simons, Leipzig e do një yll të ri të londinezëve
RB Leipzig është informuar për interesimin serioz të Chelseat për të transferuar mesfushorin ofensivë holandez, Xavi Simons. Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë lojtarin këtë verë.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, bisedimet mes palëve kanë avancuar me shpejtësi. Një marrëveshje verbale mes Simons dhe Chelseat është arritur, por ende nuk është përfunduar plotësisht pasi janë edhe disa detaje.
Leipzig ka vendosur një çmim më pak se 70 milionë euro për 22-vjeçarin, që shihet si një nga talentet më premtues në Evropë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Gjatë sezonit të kaluar, Simons regjistroi 13 gola dhe 9 asistime në 39 paraqitje, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës gjermane.
Ndërkohë, Leipzig po punon paralelisht për të afruar mesfushorin e Chelseat, Carney Chukwuemeka. 21-vjeçari shihet si zëvendësues potencial për Simons./Periskopi
🚨🔴⚪️ EXCL | RB Leipzig are now pushing to sign Carney Chukwuemeka.
Leipzig have opened talks over the 21 y/o central midfielder from Chelsea. Further steps are planned for Wednesday. #CFC
⚠️ Leipzig have now also been informed that Chelsea want to sign Xavi Simons. RB are… pic.twitter.com/WqojqqndWt
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 22, 2025



