AUV: Ndalohet importi i derrave nga Kroacia, pas shpërthimit të sëmundjes së mortajës afrikane

AUV: Ndalohet importi i derrave nga Kroacia, pas shpërthimit të sëmundjes së mortajës afrikane

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka ndaluar importin e derrave dhe produkteve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Kroacisë pas shpërthimit të sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit.

AUV përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pas raportimit në sistemet e lajmërimit të sëmundjeve veterinare ADIS dhe WOAH, për konfirmimin e prezencës se sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në regjionin Osjecko Baranjska, Vukovarsko Srijemska të Kroacisë, raporton Periskopi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në mbështetje të Ligjit të Veterinarisë, nga sot datë 23.07.2025 vendos masën e ndalës se përkohshme të importi të kafshëve të gjalla të llojit të derrit, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit. Me qellim parandalimit të përhapjes se sëmundjes në vendin tone.  Autoritetet kufitare të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe AUV). Do të ngritin masat e nivelit të  kontrollit në të gjitha pikat kufitare”, thuhet në njoftim./Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: