Zhduket një i mitur në Drenas, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të mitur në Drenas.
I mituri është zhdukur që nga 18 korriku.
“Fsh. Arllat, Gllogoc 18.07.2025-11:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se po heton rastin.



