Thaçi këshillon Kurtin e Vuçiqin: BE është e hapur për palët, vetëm me sjellje evropiane e jo pickuese ballkanase
Ish presidenti, Hashim Thaçi tha BE do të jetë i hapur për Kosovën dhe Serbinë vetëm me veprime evropiane e jo sic i quan ai “pickuese”, raporton Periskopi.
“Une besoj, mirënjohja e popullit të Kosovës për Perëndimin është rrënjosur thellë dhe e përjetshme, mosmirënjohja do të ishte e meta më e madhe morale me pasoja për shtetin.
Bashkimi Evropian do të jetë i hapur për palët, vetëm me sjellje dhe veprime evropiane e jo pickuese ballkanase. Kjo do të ishte rruga normale. Por, nuk do të çuditesha dhe befasohesha me trendin e zhvillimeve aktuale, që Brukseli për Serbinë, ta përvijojë në mënyrë elegante standardin apo kushtin për njohjen e Kosovës si parakusht per anëtarësimin në Bashkim Evropian”.
Ai deklaron se administrata e re e SHBA e gjeti Serbinë më të përgatitur se Kosovën.
Thaci tutje deklaroi se masat e BE ndaj vendit janë të pajustifikueshme.
“Znj. Kallas i kupton këto gjëra shumë mirë, varet sa do të ketë përkrahje nga shtetet anëtare të BE-së si përcaktuese të orientimit dhe dinamikës së politikave zgjeruese të BE-së.
Duket qartë që edhe ndryshimet presidenciale në SHBA e gjetën Serbinë më të përgatitur sesa Kosovën.
Dikush në Prishtinë do duhej të mendojë racionalisht dhe strategjikisht për këtë.
Janë të pajustifikueshme të ndodhin sanksionet e Brukselit, kjo ka sjelle një ambient te gjithanshëm negativ në raport me Kosovën”, ka thënë ai në Klan Kosova.



