Një grua në Deçan ngacmoi dy burra përmes telefonit, njërin e sulmoi fizikisht

Një grua në Deçan ngacmoi dy burra përmes telefonit, njërin e sulmoi fizikisht

Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit, nën dyshimin se përmes telefonit ka kanosur dhe ngacmuar dy burra, derisa sipas policisë, njërin edhe e kishte sulmuar fizikisht.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy viktimat meshkuj kosovarë, nga të cilit njërin e kishte sulmuar fizikisht. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: