Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë: 14 gëzhoja në vendin e ngjarjes
14 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes mbrëmë në Prishtinë, ku pati gjuajtje me armë.
Komunikata:
Prishtinë 24.07.2025, 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Tentoi ta vriste me 14 plumba në Prishtinë, dorëzohet në Polici i dyshuari



