KEK-u i ndan nga 400 euro bonus për të gjithë punëtorët
Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur t’i shpërbelë punëtorët.
KEK-u ua ka ndarë nga 400 euro neto të gjithë punëtorëve.
Njoftimi:
𝐌𝐢𝐫ë𝐪𝐞𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣ë𝐬𝐯𝐞 𝐧ë 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬 – 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐢 𝐊𝐄𝐊 𝐒𝐡.𝐀. 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐛𝐨𝐧𝐮𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭
Prishtinë, 25 korrik 2025
Sot, në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.), është miratuar vendimi për ndarjen e një bonusi në vlerë prej 400 euro neto për të gjithë të punësuarit e korporatës.
✅Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.
✅Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv.
✅Bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.
✅Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.
✅Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A.
𝐊𝐨𝐫𝐩𝐨𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 (𝐊𝐄𝐊)



