Abdixhiku merr pjesë në kurorëzimin e vajzës së Rugovës: Ceremoni plot dritë, ndjenjë e dinjitet
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Teuta Rugovën, vajzën e Ibrahim Rugovës për martesën e saj.
Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ishte “një ceremoni plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet”.
“Teutës dhe Agronit, të rritur në familje të lidhura ngushtë me rrugëtimin historik të Kosovës, ju uroj jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt e bekime të pafundme.
Urime Familjes Rugova dhe Gjeloshi për këtë ditë gëzimi!
Në veçanti, urime zonjës Fana, e cila vërtetë shkëlqente në këtë ditë” – ka shkruar tutje ai.



