30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin në Serbi, MPJD: Zyra në Beograd do të bëjë kërkesë për ta vizituar

30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin në Serbi, MPJD: Zyra në Beograd do të bëjë kërkesë për ta vizituar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD) gjatë ditës së premte  ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për Krime të Luftës, më 24 korrik 2025, ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit kosovar, Lulzim Halili.

Halili ishte arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe dhe, sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, po akuzohet për “organizim dhe nxitje të kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, bazuar në Nenit 145, paragrafi 2 dhe Nenin 1 të Kodit Penal të ish-RSFJ-së.

Ministria njoftoi se, pas konfirmimit të nisjes së procedurave penale ndaj Halilit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të dorëzojë menjëherë kërkesë zyrtare pranë gjykatës për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit ku po mbahet.

“Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj z. Halili është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate, ku po mbahet aktualisht. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të mbajë të informuar opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm£, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: