Konfirmohet: Një 53 vjeçar humb jetën pas goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Konfirmohet: Një 53 vjeçar humb jetën pas goditjes nga vetura në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori, një mashkull rreth 53 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Trafikut Rrugor, të cilat bashkë me institucionet e tjera relevante po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

Shpërndaje në: