Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Kryetari i Partisë Demokratike i Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Krasniqi  ka thënë sekjo kokëfortësi është edhe më e madhe se vetë shteti dhe demokracia.

“Sot ishte seanca e 54-t me radhë e tentimit për konstituim të Kosovës. Tashmë kemi vënë disa rekorde të zeza për konstituimin e Kuvendit, po kalon edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga kushtetuesja për konstituimin e këtij institucioni madhor dhe përsëri asgjë nuk lëvizi. Asnjë tentim për zgjidhje, asnjë reflektim për pasojat, asnjë empati për qytetarët. Përkundër këshillës së qartë të Kushtetueses për kompromis dhe mirëbesim, kryeneçësia e Albin Kurtit dhe e partisë së tij ka qenë më e madhe sesa përgjegjësia e kërkuar. Më e madhe edhe se shteti e demokracia dhe për fat të keq Kosova sot po ecën në një tokë të panjohur, në një terren të rrezikshëm kushtetues, institucional dhe shoqëror. Në një zonë gri, ku shteti s’ka më busull e qytetarët s’kanë adresë të qartë”, ka thënë ai.

Krasniqi tutje ka thënë se kasta politike që ka qenë në pushtet deri më tash, do të shënohet në histori si kasta e turpit.

Shpërndaje në: