Ymeri për takimin me DASh sa ishte kryetar i VV-së: Së pari kërkohej që VV të hiqte dorë nga dhuna

Ymeri për takimin me DASh sa ishte kryetar i VV-së: Së pari kërkohej që VV të hiqte dorë nga dhuna

Vetëvendosja për herë të parë ka hyrë në Department të Shtetit pas zgjedhjeve të 2017, ka treguar Visar Ymeri në emisionin “VV Show”, ku tregoi për takimin me asokohe zyrtarin e lartë Matthew Palmer.

Ky i fundit, tregoi Ymeri, kishte kërkuar nga Vetëvendosja të hiqte dorë nga dhuna si mjet politik, dhe se, ShBA-ja, veprimet e VV-së në parlament, i shihte si dhunë.

“Zotëri Palmer është i pari zyrtar i State Department-it i cili e ka prit Lëvizjen Vetëvendosje zyrtarisht në zyrat e State Department. Deri atëherë, deri në vitin 2017, kur unë si sekretar i Lëvizjes pata shku në Uashington DC dhe ndër të tjera kam pas takim me zotëri Palmer në zyrat e State Department-it. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hy zyrtarisht në State Department më herët, ka pasur takime me përfaqësues të State Department-it nëpër kafe,” tha Ymeri.

“Është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pra hyn zyrtarisht në State Department. Nuk ka qenë kundër Vetëvendosjes Palmer. Po të ishte dikush tjetër, ndoshta do të thoshte ‘unë nuk po du’, por ai e ka pranuar,” u shpreh Ymeri.

“Në atë takim tri kërkesa i ka pas Palmer për Vetëvendosjen. Së pari, me heq dorë nga dhuna. Secilin veprim që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje politik në Kuvend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lexuar si dhunë,” tha Ymeri.

Shpërndaje në: