Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me diazepam
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë.
Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.
Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.
Prishtinë / 28.07.2025 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij i janë gjetur dhe sekuestruar 5800 copë shirita me 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 mg. Gjatë hetimeve është identifikuar dhe arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.



