Sonte momenti i Prishtinës e Ballkanit, ekipet kosovare synojnë kalimin tutje në Conference League
Sonte është momenti i fituesit të Kupës së Kosovës dhe nënkampionit tonë që të luajnë në garat europiane.
FC Prishtina sonte ballafaqohet me Larnen në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e sotme luhet në kryeqytet me fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”
Ndeshja e parë në Irlandën e Veriut u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, teksa ekipi i Arsim Thaqit sonte synon kalimin tutje.Poashtu, sonte luan edhe FC Ballkani ndaj Florianas në Maltë, me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja e parë në kryeqytet para një jave përfundoi me fitoren e ekipit kosovar me rezultatin 4:2.Sonte, lojtarët e Orges Shehit tentojnë ta rujanë rezultatin dhe të kalojnë tutje në raundin e tretë kualifikues të Conference League.



