Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”, Prishtina afër kualifikimit në rundin e tretë
Ka përfunduar pjesa e parë në mes Prishtinës dhe Larnes, ku pas 45 minutash “Plisat” po udhëheqin me rezultat minimal.
Ishte Taipi ai që realizoi gol të bukur nga goditja e lirë brenda zonës, pas asistimit të Namanit në minutën e 13-të të takimit, njofton Periskopi.
Prishtina e pati edhe një mundësi të artë krejt në fund të pjesës së parë, por që topi u ndal në shtyllë.
Me këtë rezultat, Prishtina kualifikohet në rundin e tretë të parakualifikimeve të Conference League, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0.



