Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut, ka edhe një apel për ta

Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut, ka edhe një apel për ta

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,”Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

“Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative.Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: