Aksidenti me fatalitet dje në Prishtinë, arrestohet mërgimtari që goditi me veturë motoçiklistin

Aksidenti me fatalitet dje në Prishtinë, arrestohet mërgimtari që goditi me veturë motoçiklistin

Dje gjatë ditës në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku si pasojë e tij ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës, sot në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar personin që ka shkaktuar aksidentin.

I arrestuari është shqiptar shtetas i Gjermanisë.

‘‘AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Edmond Hoxha, Prishtinë 01.08.2025-16:58. Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar Policia.

Shpërndaje në: