Dibër: 26-vjeçari ther me thikë nënën e tij

Dibër: 26-vjeçari ther me thikë nënën e tij

Një 26-vjeçar e ka therur me thikë nënën e tij në Maqellarë të Shqipërisë.

Policia e Shtetit tha se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë”.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim,

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se thika me të cilën dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: