Musa zgjon me puthje Donën, çift i ri në Big Brother?
Dona i kërkon disa herë ta lërë të flejë, por Musa nuk largohet dhe kërkon ta përqafojë.
Pas përqafimeve e puthjeve, Musa e detyron Donën të ngrihet nga krevati.
Më pas, ata i bashkohen banorëve të tjerë dhe luajnë “volejboll” në shtëpi.
Dy netë më parë ata kaluan një natë të gjatë së bashku duke diskutuar, ku i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit, nxorën në pah defektet e tyre, pati provokime madje shfaqën edhe xhelozi, por në fund përfunduan në krevat të dy.



