Publicisti Limani: Protesta kundër Speciales do të duhej të mbahej para ambasadës amerikane dhe zyres së BE’së

Publicisti Limani: Protesta kundër Speciales do të duhej të mbahej para ambasadës amerikane dhe zyres së BE’së

Publicisti Mufail Limani, ka reaguar rreth protestës së nesërme të thirrur për padrejtësitë që thuhet se po i bëhen vendit nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limani në reagimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se protesta kundër Speciales do të duhej të mbahej para ambasadës amerikane dhe zyres së BE’së.

“Nese do te ndiqej logjika e paster, protesta kunder Speciales do te duhej te mbahej para ambasades amerikane dhe asaj zyres se BE-se.
Ata duhet ta dine se e dime, se nuk ua kemi pase borgj pazaret e tyre me Rusine e Serbine dhe se nuk do te harrojme!”, shkroi Limani.

Shpërndaje në: