Kurti i bën thirrje shteteve t’i braktisin armët bërthamore

Kurti i bën thirrje shteteve t’i braktisin armët bërthamore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për çarmatosje bërthamore të shteteve që e posedojnë këtë armë shkatërruese, në përkujtim të 80-vjetorit të bombardimit të Hiroshimës nga Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“80-vjetori i bombardimit të Hiroshimës është një moment për të kujtuar ata që humbën jetën dhe për t’i bërë thirrje të gjitha shteteve të botës që të angazhohen, pa mëdyshje, për objektivat e përbashkëta të mos-përhapjes së armëve bërthamore dhe çarmatimit të plotë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në platformën “X” të mërkurën.

Kurti ka paralajmëruar për rrezikun në rritje nga regjimet autokratike që përpiqen të ruajnë apo të zhvillojnë kapacitete shkatërruese, përfshirë armët bërthamore, për hir të gjeneratave të ardhshme.

Shpërndaje në: