Nis protesta kundër Speciales në Prishtinë
Ka filluar protesta kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Prishtinë.
Kjo protestë është organizuar nga organizatat e dala nga lufta dhe ka filluar nga ora 17:00.
Në këtë protestë kanë ardhur qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa shumë protestues kanë ardhur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kjo protestë është nisur duke u publikuar një video nga lufta e UÇK-së.



