Ramadani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Më pastër e më shqip s’ka – ndrrojeni kandidatin ju shkelësit e Kushtetutës
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit.
Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Gjykatës “më pastër e më shqip s’ka”.
Postimi i plotë:
1. Avni Dehari e ka shkelë Aktgjykimin
2. Votimi duhet të jetë veç i hapur – dmth VV e ka shkelë Kushtetutën dhe Aktgjykimin
3. Për një kandidat mund të votohet deri në 3 herë!
Më pastër e më shqip s’ka!
Ndrrojeni kandidatin ju shkelësit e Kushtetutës!
Tash duhet ta ndrroni, por me turpin e shkeljes së Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutese!



