Deliu: Dehari shkeli kushtetutën – u dëshmua se gjithë kohën kishm të drejtë
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues ku kjo e fundit ka konstatuar se kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025.
Deliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kryesuesi i seancës Avni Dehari e ka shkelur Kushtetutën.
“Gjykata Kushtetuese dha verdiktin që e prisnim! Kishim të drejtë TËRË KOHËN: Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi”.
“Ky është një dështim i rëndë institucional dhe mungesë totale respekti ndaj ligjit dhe demokracisë. Kosova meriton udhëheqje me përgjegjësi dhe respekt për Kushtetutën, jo shkelje të qëllimshme e të përsëritura”, ka shkruar Deliu. /Periskopi
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur



