Abdixhiku reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues ku kjo e fundit ka konstatuar se kryesues i seancës konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur këtë si një fitore të madhe të demokracisë dhe të Republikës.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.
“Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK.Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.Votimi i fshehtë nuk pranohet.Jo kushtetues i konstatuar! Urdhëroheni të mundësoni demokracinë në Republikën e lirë të Kosovës.Ky është verdikti sot”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë:
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur



