Shqipe Selimit që nuk iu dëgjua zëri për protestën, sot sulmon rendin kushtetues

Shqipe Selimit që nuk iu dëgjua zëri për protestën, sot sulmon rendin kushtetues

Shqipe Selimi, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendose, njëheri edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Shqipe Selimi, e cili u kritikua se nuk doli e as nuk foli asnjë fjalë për protestën e djeshme ndaj Gjykatës Speciale për paddrejtësitë që po bëhen në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot posa doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese, erdhi reagimi i saj.

Selimi përmes një reagimi në Facebook, është hedhur në sulm ndaj rendit kushtetues duke vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një?
Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, shkroi ajo.

Shqipe Selimi zgjedh të hesht për protestën ndaj Gjykatës Speciale edhe pse bashkeshorti i saj është në paraburgim në Hagë

Shpërndaje në: