Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Komoran ku humbi jetën një person

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Komoran ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin tragjik në Komoran, ku humbi jetën një person.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari që e shkaktoi aksidentin është arrestuar.

Njoftimi:

Komoran, Gllogoc / 11.08.2025 – 18:15. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: