Mbretëria e Bashkuar mbështet Kievin: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Mbretëria e Bashkuar mbështet Kievin: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Mbretëria e Bashkuar ka rikonfirmuar mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, duke përjashtuar çdo mundësi ndryshimi të kufijve të saj me forcë. Deklarata u bë publike nga zëdhënësi i kryeministrit britanik, Keir Starmer, dhe u raportua nga “The Guardian”.

Sipas njoftimit, liderët kanë rënë dakord se kjo javë shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës, duke falënderuar gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet e tij në uljen e Vladimir Putin-it në tryezën e negociatave për një armëpushim që do t’i jepte fund gjakderdhjes.

“Mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur. Kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë dhe Ukraina duhet të ketë garanci të fortë e të besueshme sigurie për të mbrojtur integritetin e saj territorial si pjesë e çdo marrëveshjeje”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar gjithashtu se Evropa është gati të mbështesë këtë iniciativë dhe do të vazhdojë të punojë krah Trump-it dhe presidentit Volodymyr Zelensky për një paqe të drejtë e të qëndrueshme në Ukrainë.

Kujtojmë se sot, 13 gusht, para samitit Trump-Putin që do të mbahet në Alaska, u zhvillua një telefonatë vendimtare mes presidentit amerikan, presidentit ukrainas dhe udhëheqësve evropianë. Temë kryesore kanë qenë sigurimi i një armëpushimi, mbajtja e Ukrainës në bisedime dhe sigurimi i integritetit territorial.

Shpërndaje në: