Voziti 77 km/h në zonë 50 km/h, shoferi në Zvicër dënohet me 90 mijë franga
Në Lozanë, një biznesmen i pasur u regjistrua me shpejtësi 77 km/orë në një zonë me shpejtësi 50 km/orë, sipas “24 Heures”., transmeton Periskopi.
Ai u gjobit me një shumë të majme prej 90,000 frangash. Pasuria e tij mund të ketë luajtur një rol.
Një multimilioner, i cili është në listën e 300 njerëzve më të pasur të vendit, u kap duke tejkaluar shpejtësinë me 77 kilometra në orë në Lozanë në një rrugë 50 kilometrashe në gusht 2024. Kjo shkelje e shpejtësisë i solli atij një gjobë të majme: 90,000 franga.



