Sulmet ndaj Kushtetueses, Ymeri pyet: Atëherë çka ka mbetë në këtë Republikë?
Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari” referuar sulmeve në seri nga pushteti ndaj Gjykatës Kushtetuese shtroi pyetjen “atëherë çka ka mbetë në këtë Republikë?”.
Ymeri e sheh për “qëllime puro politike” ngritjen e çështjes së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llabanit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe partia Vetëvendosje.
“Emri i Radomir Llabanit u rikthy edhe njëherë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj për qëllime puro politike, cilësdo natyre qofshin ato.
Unë mendoj se sulmet e tilla politike, veçanërisht kur vijnë nga njerëzit me përgjegjësi publike siç është presidentja Vjosa Osmani ndaj një institucioni, janë të papranueshme”, tha ai në VV Show me Vehbi Kajtazin.
Tjetër gjë është që ka një zhvillim e që duhet me pas një zhvillim dhe koordinim ndërinstitucional për me i shmang problemet që munden me na lidh me individ të caktuar.
Tjetër gjë është nëse p.sh. presidentja e vendit thotë që ‘unë po e tërheqi një pyetje që e kam dërgu në Gjykatën Kushtetuese meqenëse nuk po i besoj njërin nga gjykatësit atù’. A do të thotë kjo që presidentja po thotë se Gjykata Kushtetuese është e pabesueshme? Atëherë çka mbetet në këtë republikë?”, tha mes tjerash ai.



